Homepage HUMBJE TRANZITI


 

HUMBJE TRANZITI

 

C’fare eshte humbja e transitit?

Humbja e nje tranziti mund te ndodhe kur pasagjeri, per te arritur ne destinacion, duhet te bleje me shume se nje bilete avioni per fluturime te

planifikuara ne vijim.

 

Nese udhetimi i pare eshte me vonese, qofte per nje kohe minimale, edhe pse ne dukje pa rendesi, mund te ndodhe qe pasagjeri mos te arrije ne

kohe per tu imbarkuar ne bord te fluturimit tjeter e keshtu humb tranzitin.



Kam te drejtë për dëmshpërblim në rast humbje tranziti?

Çështja e humbjes së tranzitit është shqyrtuar nga Gjykata  Europiane e Drejtësisë dhe është emëruar si e dëmshpërblyeshme. Por kujdes: pasagjeri ka të

drejtë për dëmshpërblim vetëm nëse të dy ja fluturimet janë në të njëjtën kontratë transporti ajror dhe operohen nga e njëjta kompani ajrore o kompani që i

përkasin të njëjtit grup (holding).

 

Nëse të dy ja fluturimet janë bërë nga kompani ajrore të ndryshme, pasagjeri nuk ka të drejtë dëmshpërblimi për humbjen e tranzitit.

Nëse ke humbur një tranzit, ke të drejtë dëmshpërblimi (quajtur kompensim finanziar) që shkon nga 250 në 600 euro.

Më saktë, dëmshpërblimi është 250 euro për distanca me te vogla se 1500 km, 400 euro për distanca ndermjet 1500 dhe 3500km dhe 600 euro për distanca

mbi 3500km.


 

Kush janë të drejtat  e tjera të pasagjerit për dëmtimet nga humbja e tranzitit?

Perveç  dëmshpërblimit, mund të zgjedhësh të kesh nga kompania ajrore:

 

  • një biletë për futurim  alternativ;

  • rimbursim të biletës së avionit;

  • rimbursim të biletës së avionit dhe një biletë alternative deri në destinacionin fillestar (nëse vendos të refuzosh udhëtimin).

 


Gjithashtu ke të drejtë:

  • ushqim dhe pije freskuese;

  • telefonata;

  • akomodim në hotel dhe transportim kur qëndrimi për një ose më shumë netë nëse është i nevojshëm.

 

 

Është e mundur të kërkoni dëmtime të tjera përveç kompensimit për humbjen e lidhjes tranzit?

 

Nëse fluturimi juaj është pjesë e një ‘’Pakete turistike’’, humbja e lidhjes tranzit mund të ndikojë në suksesin e pushimeve tuaja.

 

Në këtë  rast mund të kërkosh dëmshpërblim për të gjitha dëmtimet e tjera shkaktuar nga humbja e tranzitit (psh humbja e netëve të paguara në hotel).

 

 

Kontakto stafin e Flightresolution.com për një konsultim pa pagesë.