Homepage MOHIM IMBARKIMI


 

Mohim imbarkimi në bord (Overbooking)

 

Çfarë është mohimi imbarkimit në bord?

Mund të ndodhë që kompanitë ajrore të mos lejojnë imbarkimin në bord të disa pasagjerëve. Shpesh shkaku i këtij fenomeni është i ashquajturi

overbooking ose mbi prenotim: kompanitë ajrore kanë zakon të shesin ose rezervojnë një numër biletash të tepërta në krahasim me vendet që janë në

dispozicion në bord. Kjo lloj proçedure, natyrisht mund të bëjë që disa pasagjerëve ti mohoet hypja në bord.

 

Shkaqet e mohimit të imbarkimit mund të jenë dhe të tjera, për shembull:

 

  • Në sezon pushimesh, kur fluturimet janë më të mbushura, kompanitë mund të vendosin të nisin përpara pasagjerët që i ishte anuluar një fluturim, duke mohuar kështu imbarkimin e të tjerevë;

 

  • Nëse fluturimi ishte rezervuar online pak para nisjes, kompania mund të mos ketë marrë akoma pagesën e biletës dhe të mos lejojë imbarkimin në bord të pasagjerit, edhe pse zotërojnë kartën e imbarkimit.

 

 

Kam të drejtë dëmshpërblimi në rast mohim të drejte  imbarkimi në bord?

Nëse kompania të mohon të drejtën e imbarkimit në bord ke të drejtë për një dëmshpërblim (quajtur kompensim financiar) qe shkon nga 250 ne 600 euro.

Me saktë, dëmshpërblimi është 250 euro per distancat më të vogla se 1500km, 400 euro për distancat ndërmjet 1.500 dhe 3.500km dhe 600 euro për

distancat mbi 3.500km

 

 

Kush janë të drejtat e tjera të pasagjerit që i mohoet e drejta imbarkimit në bord?

Përvec dëmshpërblimit në fjalë, mund të zgjedhësh të marrësh nga kompania ajrore:
 

     • një biletë për një fluturim alternativ;

     • rimbursimin e biletave ajrore.

 

Ju gjithashtu keni të drejtë për:

     •  ushqim dhe pije freskuese;

     •  telefonata;

     •  akomodim ne hotel dhe transportim kur qëndrimi për një osë më shumë netë nëse është i nevojshem.

 

 

Eshtë e mundur të kërkosh dëmshpërblime të tjera përveç kompensimit për mohim imbarkimi që të

hypësh në bord?

Nese fluturimi juaj eshte pjese e nje pakete turistike, mohimi i  imbarkimit ne bord mund te ndikoje ne suksesin e pushimeve tuaja. Ne kete  rast

mund te kerkosh demshperblim per te gjitha demtimet e tjera shkaktuar nga humbja e fluturimit (psh humbja e neteve te paguara ne hotel).

 

 
Kontaktoni stafin e Flightresolution.com për këshilla pa pagesë.